Transmetuar më 06-02-2017, 14:55

Kur ka bërë xhiron e suksesit në kinematë botërore, me çmime të shumta dhe me nominime në Oscar, “La La Land” është kthyer në produksionin filmik më të diskutuar.

Së fundi një video e nxjerrë në vimeo, tregon filmat nga të cilat “La La Land” ka shkëputur skena të ndryshme për ti pështatur në produksion.

A është kjo një rastësi, apo një kopje e mirë e rëgjisorit, këtë nuk e themi me siguri, por ngjashmëria është e madhe. Mund ta shikoni dhe vetë në videon më poshtë.

Regjisori i “La La Land”, Damien Chazelle arriti të rrëmbente çmimin më të madh të “Directors Guid of America Awards”, ditën e shtunë.

Ky është trofeu i radhës në ndalesën e fundit përpara çmimeve “Oscar”, një udhëtim i papërmbajtshëm i muzikalit.

“La La Land” fitoi së fundi edhe çmimin e “Producers Guild Awards”, ndërsa rezulton i nominuar në 14 kategori për statuetat e arta “Oscar”./b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd