
Një aksident i rëndë në Itali, ku humbën jetën dy vajza me origjinë shqiptare, tronditi opinionin publik gjatë ditës së sotme.
Tragjedia ndodhi ditën e sotme në Romë, ku mbetën të vdekur 4 të rinj, Ambra Shaliani 18 vjeç dhe Xhesika Gjinaj, 19 vjeçe si dhe dy italianët, Federico Baldi 19 vjeç dhe Riccardo Murdaca, 20 vjeç.
Në dhimbje dhe lotë babai i Xhesika Gjinaj, u shpreh për mediat italiane se nuk e besonte faktin që e bija kishte vdekur.
“Nuk mund të flas më shumë. Nuk është e mundur. O zot, ishin të gjithë miq. Të gjithë fëmijë të mirë. Xhesika ishte e shkëlqyer, nuk e di, nuk e di, është një vajzë e shkëlqyer, unë kam vdekur, mjaft”, u shpreh plot dhimbje babai i 19-vjeçares.
Aksidenti tragjik ndodhi në Guidonia ku katër të rinjtë udhëtonin në automjetin “Mini Cooper” i cili doli nga rruga dhe për pasojë u përplas me një pemë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





