Transmetuar më 05-02-2017, 08:55

Adoleshenti që dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një nxënësi para disa ditësh te shkolla nëntëvjeçare në Durrës, është vënë në pranga.

Policia lokale njoftoi sot se ka ndaluar adoleshentin E.Sh., 17 vjeç me banim në Durrës, i dënuar më parë nga gjykata e këtij qyteti për akuzën e vjedhjes me 20 ditë heqje lirie.

Plagosja ndodhi rreth dy javë më parë, më 23 janar pranë shkollës “Bedrie Bebeziqi”, në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit, raporton noa.al. 

15-vjeçari A.Sulejmani u plagos me thikë duke marrë dy plagë, një në shpatull e një në krah.

E.Sh. , në bashkëpunim me nxënësit e tjerë, S.D. 14 vjeç, B.B 16 vjeç, E.Sh.17 vjeç, dhe E.K. 15 vjeç, që të gjithë banues në Durrës, për motive të dobëta, ka plagosur me thikë 15-vjeçarin A.S. edhe ai, banues në Durrës.

Veç të ndaluarit të sotëm, ndaj të tjerëve ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd