Transmetuar më 04-02-2017, 22:36

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan në fund të sezonit pritet të largohet nga “Camp Nou”.

Portali i njohur informativ “BEIN Sports Turkey”, ka zbuluar se Turan pritet të transferohet në Kinë pasi ka marrë një ofertë faraonike prej 100 milionë eurosh.

Ende nuk është bërë me dije emri i skuadrës kineze e cila ofron këtë shumë të majme por raportohet se dy palët kanë nisur bisedimet.

Arda Turan u transferua te Barcelona pas paraqitjeve fantastike te Atletico Madrid.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd