







Mjafton ti shohësh kur flasin për njëri tjetrin dhe e kupton se sa shumë janë të lidhur.
Nga Shqipëria në Genova të Italisë, Masimiliano dhe Armelo Doda, tregojnë aventurën e tyre për Samp TV, në akademinë prestigjioze të Sampdorias.
“Jemi gjithashtu të lidhur me familjen tonë”, tregojnë dy të rinjtë shqiptarë premtues në futboll ku njëri i datëlindjes 2000, luan mesfushor dhe tjetri i datëlindjes 2002, luan si mbrojtës.
Të jenë të grumbulluar për Kombëtaren shqiptare është një motiv krenarie për ta ku gjithashtu synojnë që të luajnë në “Serinë A”, me skuadrën e parë të Sampdorias.
Të dy kanë lindur në Rrëshen të Mirditës por familja e tyre pasi emigroi në Itali i aktivizoi ata në akademinë e Sampdorias, të cilët zhvilluan talentin e tyre me këtë skuadër.
Në këtë intervistë, ata kanë falënderuar familjen e tyre, për sakrificën që kanë bërë për ta.
Masimiljano është grumbulluar edhe më Kombëtaren e moshave U-17 të Shqipërisë, ndërsa shprehet se e ka për nder të luajë për atdheun e tij.
Masimiljano ka si idhull shqiptarin e Napolit, Elseid Hysaj dhe kapitenin e Peskarës, Ledian Memushaj, ndërsa Armelo pëlqen shumë mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili luan në rolin e tij./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





