Transmetuar më 04-02-2017, 16:13

Një i ri shqiptar humbi jetën sot në Bari të Italisë pasi u qëllua me armë zjarri nga persona që deri tani mbeten të panjohur për policinë.

Viktima është Ervin Sadiku, 32 vjeç, shtetas shqiptar me emigrim të përkohshëm në Itali, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale në Bari.

Ekzekutimi i djaloshit ndodhi mesditën e sotme në në rrugën “Grumo Appula”, në qytetin e Barit.

I riu mori një plumb në kokë teksa u qëllua tre herë nga dy persona njëkohësisht të cilët lëshuan gjashtë plumba në drejtim të tij. Mësohet se viktima është qëlluar nga fare pranë, në stil ekzekutimi. 

Pasi hapën zjarr dhe e lanë të vrarë në mes të rrugës, autorët u zhdukën me shpejtësi në përpjekje për t’i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore.

Hetimet e para flasin për një krim që dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve në aferat e drogës.

Sadiku ishte i njohur për autoritetet italiane pasi kishte precedentë penalë për trafik droge ndaj dhe dyshohet që vrasja e tij të ketë lidhje pikërisht me këto aktivitete kriminale. 

Policia italiane tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.k//noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd