Transmetuar më 04-02-2017, 13:37

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku ka zhvilluar një drekë pune me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama shkruan se ndodhet me Erdoganin, në Stamboll dhe jep detaje për temën kryesore të takimit.

 “Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e Aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare dhe investime të tjera strategjike”, shkruan ai./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd