Transmetuar më 04-02-2017, 09:54

Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh të posaçëm për reformën në drejtësi. Thirrje që vjen pak pas përplasjeve të ashpra me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe vendosmërinë e ambasadorit Lu për Reformën në Drejtësi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës në Tiranë, u bëhet thirrje shqiptarëve të cilët janë të kualifikuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e Komisionit të Vetingut.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut”, – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Aplikimet duhet të dorëzohen deri në datën 9 shkurt. Faqja e internetit e Avokatit të Popullit përmban të gjitha hollësitë për aplikimin: Klikoni këtu /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd