
Këngëtarja bukuroshe Rozana Radi, njihet mes të tjerash si një tekstshkruese shumë e zonja. Këtë aftësi të sajën e ka pasqyruar prej vitesh tashmë tek këngët e saj dhe të kolegëve, të cilat kanë mbetur gjatë në mendjen e publikut.
Këtë herë ajo, ka shkruar një poezi për shkrimtarin e saj të zemrës, Dritëro Agolli i cili u nda nga jeta pasditen e sotme dhe mesa duket nuk e ka pasur aspak të vështirë për të lidhur fjalët në vargje.
Ndryshe nga shumë personazhe publike, që në shenjë respekti për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar kanë postuar poezitë e tij të mrekullueshme, Rozi Radi ka krijuar një të tillë posaçërisht për të.
Ja krijimi i Rozit për Dritëro Agollin:
Po të kërkoj tani në raft
Te librat që mbajnë emrin tënd, Ti je poeti i shpirtit të marrë Në çdo varg e në çdo shkronjë.
Këtu do t’jesh, s’do jesh larguar
Të kam në raft ty si gjithherë, Sikur të bredh në këmbë gjithë qiellin s’do gjej poet, si ty të tjerë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





