Transmetuar më 03-02-2017, 18:18

Në gjendje të mjerueshme dhe i pangrënë një fëmijë ishte braktisur nga prindërit e tij, por tani një vit më vonë ai është fotografuar plot buzëqeshje në fytyrën e tij në ditën e parë të shkollës.

Fotografia e tij theu zemrat e të gjithëve në mbarë botën pasi u shpërnda në internet kur një vullnetare bamirësie e gjeti atë në tokë të rrethuar nga krimbat dhe e ushqeu më pas.

Ai u braktis nga familja e tij pasi mendonin se nuk do t’ia dilte të jetonte duke parë gjendjen trupore, deri kur u gjet në rrugë nga Annja Ringgren Loven, një grua daneze e cila jeton në Afrikë që nga janari i vitit 2016. Ajo tani është fotografuar sërish me djalin të cilin e shpëtoi 1 vit më parë.

Pas një rikuperimi të mrekullueshëm, tani vogëlushi që duket në formë të mirë ka nisur edhe shkollën. I veshur me një kostum të kuq, nigeriani i vogël i quajtur Hope duket mjaft i lumtur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd