



Një artist rus i ka befasuar të gjithë, pasi ka bërë mbi trupin e maces së tij, 4 tatuazhe. Fanatiku i tatuazheve i njohur si Aleksandr, ka menduar që pasionin për tatuazhet ta shtrijë edhe tek macja e tij.
Tashmë macja Sphynx, ka disa tatuazhe ganstere mbi kurriz dhe bark, përfshirë një kullë burgu, letra bixhozi dhe një cigare.
Ai ka thënë se i është dashur ta vërë macen nën efektin e anestezisë, në mënyrë që t’i pikturonte tatuazhet. Gjithashtu ai ka pranuar se mund të mos ketë qenë vendimi më i duhur që ai ka marrë në këtë rast.
“Sigurisht, ndihem i keqardhur për këtë që bëra. Nuk është se ai dëshironte ta bënte në trupin e tij. Gjithashtu, lëkura është e ndryshme, prandaj dhe tatuazhet aplikohen në formë të ndryshme. Shpresoj të mos jetë keq për të, duke qenë se nuk është tatuazhi i parë. Zakonisht ndihet mirë dhe vjen në formë nga anestezia shumë shpejt”,- tha vetë artisti.
Tatuazhet e zgjedhura për macen janë tipiket e kriminelëve rus. Natyrisht, ky veprim, është kritikuar mjaft nga mbrojtësit e kafshëve, të cilët e kanë cilësuar atë si të rrezikshëm.
Aktivistja e kafshëve, Yelizaveta Skorynina ka thënë se lëkura e maçokëve “Sfinks” është shumë e ndjeshme dhe mund ta dëmtojë anestezia dhe mund t’i prekë zemrën dhe trurin./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





