Transmetuar më 03-02-2017, 14:14

Fier, 3 shkurt 2017, NOA.al- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier- Lushnje.

Një makinë tip Volkswagen me targa AA831 CM, doli nga rruga pak pas mesditës së sotme në vendin e njohur si Rrethrrotullimi i Kolonjës, duke përfunduar në një kanal.

Për pasojë humbi jetën drejtuesi i automjetit Q. SH. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur gjithë sa ka ndodhur./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd