Transmetuar më 03-02-2017, 10:43

Në rrjetin social Instagram janë të shumta modelet e fitnessit të cilat publikojnë fotografi me trupin e tyre perfekt, duke treguar se mjafton të ndiqet një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe praktikimi i aktivitetit fizik për të pasur rezultate si të tyre.

Gjithë ato vajza që janë ndjerë të shëndosha dhe jo në formë, në fotografitë që sjell noa.al, do zbulojnë se ka një hile për të nxjerrë barkun petë.

Këtë gjë e tregon trajnerja e fitnessit Anna Victoria, shumë e famshme në rrjetet sociale.

Ajo është fotografuar e ulur, ku nuk e thith barkun dhe dallimi është i dukshëm. Nëse më parë barku ishte petë dhe me muskuj, në të dytën shihet një lëshim i tij.

Objektivi i saj është shumë i thjeshtë, t’i bëjë femrat të kuptojnë se nuk duhet të shqetësohen për defekte të vogla, pasi askush nuk e ka trupin ideale dhe jo çdo gjë është ashtu sic duket./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd