
Sulmuesi i skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez ka bërë një gjest të madh pas ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, të vlefshme për “Kupën e Mbretit”.
Gjatë largimit nga stadiumi uruguaiani ka befasuar të gjithë pasi ka ftuar një fëmijë të vogël që ta përqafojë djaloshin e emocionuar.
Në video shihet momenti kur Suarez nënshkroi autograf sipër flamurit të Uruguait ndërsa vogëlushi shpërtheu nga lotë dhe i dha sërish një përqafim.
Barcelona fitoi me një lojë të bukur mbrëmjen e djeshme kundër Atletico Madrid me rezultatin 2-1, me golat e shënuar nga Suarez dhe Messi.
Ndeshja e kthimit gjysëmfinale mes dy skuadrave do të luhet pas një jave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





