Transmetuar më 02-02-2017, 20:47

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka ngritur zërin për shkarkimin nga detyra të kompozitorëve të njohur të mmuzikës shqiptare, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi.

Kompozitori Zhulali e ka ndjekur më vëmendje ish-kryeparlamentaren gjatë seancës së sotme parlamentare.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Zhulali ka falënderuar deputeten demokrate që ngriti në Parlament shkarkimin e tij nga detyra dhe dy kolegëve të tij.

“Faleminderit e nderuar Jozefina Topalli jam shume i prekur nga konsiderta juaj… Puna jone ju takon te gjitheve ….Fjala e Znj Topalli sot ne parlamentin shqiptar”, shkruan Edmond Zhulali në llogarinë e tij në Facebook.

Kreu i departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi tha sot se kompozitorët të cilët kanë bërë histori në krijimtarinë tonë, pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin si dhe në shkelje flagrante të integritetit te tyre profesional, janë pushuar nga puna pa asnjë mundësi reagimi apo alternativë për të vazhduar kontributin e tyre artistik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd