Transmetuar më 02-02-2017, 16:19

Banorët e fshatit Zharrëz në Fier, kanë një mesazh për kompaninë e shfrytëzimit të lëndëve djegëse në zonë, Bankers Petroleum, kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Edhe pse iu premtua se brenda datës 31 Janar 2017 ata do të merrnin një raport për dëmin dhe sasinë e dëmshpërblimit, nga komisioni i drejtuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, asgjë nuk ka ndodhur.

Askush nuk u ka shkuar në shtëpi dhe askush nuk i ka informuar më se çfarë do të bëhet me ta, ndërkohë që jetojnë në shtëpi të cilat rrezikohet të shemben.

Në videon e mëposhtme, një djalë, banor i zonës tregon si janë katandisur shtëpitë e tyre dhe fton Ramën e Lu që të shkojnë të provojnë nëse jetohet dot në të tilla banesa. /noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd