
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka komentuar sot vizitën e Kryeministrit Edi Rama, në selinë e partisë së Ramush Haradinajt, në Prishtinë.
Agjencia e lajmeve B92 raporton se i pyetur nga mediat, Vuçiç është shprehur se "unë nuk kam koment". Por imagjinoni nëse unë do kisha shkuar diku në rajon për të vizituar përfaqësuesit më ekstrem të partive serbe si do reagonin Europa dhe bota", është shprehur shkurtimisht kryeministri i Serbisë.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kryeministri Rama është takuar me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku ka deklaruar se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është një proces tërësisht i tepërt dhe se ky është fillimi i një pune të përbashkët të dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër arreste të një kohe që i përket të shkuarës.
Rama tha se procesi ndaj ndalimit të kreut të AAK-së do përfundojë ashtu siç duhet, ndërsa me përfaqësuesit e AAK-së kanë diskutuar edhe për situatën në tërësi dhe sfidat e përbashkëta./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





