Transmetuar më 02-02-2017, 11:14

Tiranë, 2 shkurt 2017, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Destan Kazija 46 vjeç, banues në Sukthi Ri, Durrës u arrestua ditën e djeshme.

Ndaj tij Gjykata e Durrësit, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Kazija, akuzohet se më 26 maj të vitit 2016, rreth orës 07:30, në Sukth i Ri, Durrës, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë, 33- vjeçarin V.Z., duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ndaj46- vjeçarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd