



Kukës, 2 shkurt 2017, NOA.al- Një operacion antidrogë i policisë së Kukësit i koduar “Mesjava” ka zbuluar 20 kilogramë lëndë narkotike duke vënë në pranga dy persona.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë arrestimi i Gjergj Kelit, 29 vjeç banues në Ujshtrezë, Mirditë dhe Qemal Kuqit, 28 vjeç, banues në Laç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të spitalit të Kukësit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targë AA 120 LM, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe automjeti.
Ndërkohë ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, ndërsa materialet ndaj të dyshuarve i’u referuan Prokurorisë së Kukësit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





