
Kryeministri Edi Rama në komenton edhe e bëra ndaj Donald Trump, kur në kohën e fushatës tha “Zoti mos e dhëntë të zgjidhet President i SHBA”.
Rama tha se nuk ka asnjë arsye të pendohet, duke deklaruar se nuk ka thënë asgjë për Presidentin, por për kandidatin.
Gjatë intervistës së dhënë për “Tonight Ilva Tare”, ai tha se, “Unë s’kam thënë asgjë për presidentin kam thënë për kandidatin. Për kandidatin kam thënë gjërat që kam menduar. Për Presidentin s’kam thënë asgjë sepse kur unë kam folur ka qenë kandidat dhe jo president”.
I pyetur nëse duhet të jetë më i kujdesshëm Kryeministri i një vendi të vogël si Shqipëria kur flet për kandidatët e SHBA, ai tha se nuk është manual se si duhet të jenë kryeministrat.
“Unë jam Edi Rama sot kryeministër. Me të mirat e të metat e mia nuk kam ndërmend të jem dikush tjetër dhe nuk kam ndërmend që për arsye të kostumit kur të mbaroj këtë punë të kem lënë në zyrë vetveten. Unë jam ky që jam me të mirat e të metat e mia”, u shpreh kreu i qeverisë.
Pjesë nga intervista
Kreu i opozitës, Basha tha se do të kemi probleme me SHBA për shkak të kësaj administrate të re.
Më kujtojnë këto biseda atë personazhin e Nurihanit, plaka Nurihan e mbështjellë me batanije në bodrumin e saj, që priste radio Londrën për të shpëtuar nga zgjedha e bashkëpronarëve apo bashkëbanorëve të katit sipër. Këto janë biseda që as në kafenetë e fshatit nuk bëhen. Të jetohet me idenë se Amerika gdhihet e ngryset me ne dhe se marrëdhëniet tona me Amerikën janë marrëdhënie që kalojnë përmes inateve nga loja me top tek oborri i lagjes. Plaka Nurihan dhe radio Londra.
Jua dhashë mundësinë që nëse të ishit penduar të tërhiqeshit
Për çfarë të pendohem?
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





