





President Bujar Nishani flet për planet e tij pas mbarimit të mandatit. Ai ka deklaruar në një intervistë për Çim Pekën se politika është pasioni i tij dhe ajo që di të bëjë më mirë.
Kreu i Shtetit ka rrëfyer edhe se tek cila parti do të shkojë pas 25 korrikut por pa emra.
Çfarë do bëjë Bujar Nishani më 25 korrik?
Do t’i lutet perëndisë t’i japi jetë dhe shëndet dhe së dyti të jetë aktiv shumë më tepër se ç’është sot në jetën publike të vendit.
A do t’i riktheheni politikës aktive?
Nuk di të them. Patjetër që politika është pasioni im, ajo që unë di të bëj më mirë, dhe ajo përmes të cilës mendoj që mund t’i kontribuoj vendit dhe shqiptarëve por nuk mund të them konkretisht se cili mund të jetë pozicionimi sepse për të qenë shumë të sinqertë, varet për shkak të rrethanave. Edhe kur u zgjodha President, ishte për shkak të rrethanave, jo vetëm për shkak të investimit tim politik dhe angazhimeve institucionale por edhe për shkak të rrethanave që ju dhe shumë të tjerë i dini shumë mirë.
Zoti President, në rast se vendosni të riktheheni në politikën aktive, kush do të jetë shtëpia juaj e politikës?
Liria…
Që do të thotë?
Ajo që është shtëpia e lirisë, ajo që është shtëpia e lirisë, aty do të jem dhe unë i atashuar. Unë jam i atashuar pas lirisë dhe vlerave të demokracisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





