Transmetuar më 01-02-2017, 23:29

Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të sosur.
Ajo është nderuar me çmimin “Golden Record” nga kompania “Sony Music” në Stokolm, për hitin e saj “Bon Bon” .
Era ndodhet aktualisht në Suedi për të punuar këngën e re me producentët “Kream” dhe pritet që së shpejti ajo të lançojë edhe këngën e re.
Hiti “Bon Bon” i dha Era Istrefit suksesin e madh dhe i siguroi asaj edhe një kontratë me “Sony Music”, por 2017-ta do të jetë për bionden simpatike viti i hiteve dhe projekteve shumë të rëndësishme muzikore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





