Transmetuar më 01-02-2017, 20:26

Modelja italiane, Claudia Romani, e cila jeton prej vitesh në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një tifoze e zjarrtë e Milanit.

Ajo nuk e braktis skuadrën e zemrës as në momentet më të vështira, ndërsa nëpërmjet fotografive po mundohet t’i japë zemër ekipit nga San Siro.

Ajo ka publikuar disa foto mjaft të nxehta në bregdet, ku shfaqet me linja perfekte dhe tunduese.

Milani po kalon një situatë të vështirë në kampionat pasi ka pësuar rënie të ndjeshme në renditje për shkak të mungesës së fitoreve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd