Transmetuar më 01-02-2017, 19:52



Me incidentin e fundit, Adelina Tahiri na tregon se edhe argëtimi e ka një çmim.
Këngëtarja ka menduar t’i shfrytëzojë sa më mirë këto ditë dimri duke bërë ski.
Ajo ka udhëtuar drejt St.Moritz në Zvicër ku i gjithë argëtimi i ka kushtuar asaj një operacion në këmbë.
“Pas operacionit”, shkruan Adelina pa e bërë të ditur arsyen e tij megjithëse është lehtë e kuptueshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





