Transmetuar më 01-02-2017, 14:17

Kush merr përsipër të interpretojë Rona Nishliun, me siguri e ka studiuar mjaft mirë timbrin e saj. Por sidomos nëse bëhet fjalë për “Suus”, kënga me të cilën Rona përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong.

Këtë sfidë e ka marrë së fundi një këngëtare e re maqedonase, Tamara Angelovska, e cila ka zgjedhur pikërisht “Suus” për të provuar veten dhe zërin e veçantë.

Versioni i ri i këngës së Ronës është punuar në studiot e Ile Spasev, ndërsa regjia dhe incizimi i është besuar Xhulianit dhe produkisonit të tij “Jukebox Video”. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd