










Vajza e madhe e themeluesit të Top Media, Lori Hoxha, e cilësuar si një prej femrave më me stil në vendin tonë, pranon se ka bërë ndërhyrje estetike.
Megjithatë pohimi i saj u bë indirekt, duke thënë se nuk dëshiron të tregojë se ka bërë këtë apo atë ndërhyrje.
“Unë mund të rri të them që kam lindur kështu dhe ky është make up por nuk do ta bëj se është shumë e padrejtë edhe për njerëzit që na ndjekin, sepse nuk dua që njerëzit të thonë, se ato vajzat e vogla që rriten të thonë se Lori është kaq perfekte vetë, apo e ka hundën aq të bukur vetë. Por as të them që e kam bërë këtë gjë nuk do doja, sepse nuk dua të ndikohen nga një vendim i imi në jetën e tyre, se ndonjëherë kam parë dhe unë dikë që ka bërë qerpikët e gjatë dhe kam thënë se dua ta bëj edhe unë”, u shpreh ajo gjatë një interviste për InTv.
Ajo shtoi më tej se nuk dëshiron të ketë këtë lloj ndikimi, dhe se ndikimi që synon të ketë është që njerëzit të ndihen mirë me veten e vetë dhe më pas çdo njeri është i lirë të bëjë ç’të dojë me veten e vetë.
Lidhur me pasurinë e vetë, siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë ajo shprehet se të thanit që “Vetëm lekë ka kjo”, është shumë ofenduese.
“Kur kam ardhur në fillim në Shqipëri më ishte bërë kompleks, ndihesha në faj pse kisha mundësi ekonomike. Por çfarë të bëj unë?? Hajde ti falim të gjitha që të bien rehat njerëzit!”, tha ajo.
Ndër të tjera Lori tregoi se shpenzon shumë për udhëtime, ndërsa për rroba mundohet të kursejë. Trashëgimtarja e Top Medias ka treguar gjithashtu se në trupin e saj ka 13 tatuazhe dhe se numri 12 dhe 13 janë numra fati për të./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





