Transmetuar më 01-02-2017, 10:08

Tiranë, 1 shkurt 2017, NOA.al- Një grua në Tiranë kërcënoi me hedhje nga kati i nëntë i një pallati në zonën e Unazës së Re, për afro një orë e gjysmë.

Gruaja e identifikuar si Enkelejda Ahmetaj, për më se një ore qëndroi në tarracën e pallatit në ndërtim dhe kërcënoi se do hidhej.

Ajo pretendon se është pronare e tokës ku është ngritur pallati, por se ndërtuesi nuk i ka dhënë apartamentet e rëna dakord.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilët negociuan me gruan për ta bindur që të zbresë. Vëllai i gruas Ardi Ahmetaj deklaroi se pas kontratës, prona sipas ndërtuesit ka dalë me dy pronarë, duke akuzuar ndërtuesin për falsifikim.

Ai ka thënë se u ishte premtuar 37% e objektit por se pas ndërtimit nuk kanë marrë asgjë, madje apartamentet janë shitur. Pas një ore e gjysmë gruaja u bind që të zbresë./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd