Transmetuar më 31-01-2017, 18:11



Këngëtarja Enca Haxhia me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook u ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të saj, për shkak se një prej këngëve të saj ka shfaqur probleme në Youtube.
Mësohet se si pasojë e një defekti teknik, hiti i saj i ri "Love on my body" të mos dëgjohet nga fansat kryesisht ata në Kosovë.
“Kërkoj ndjesë të gjithë fansave që s’mundën ta shihnin videon e “LOMB” (veçanërisht në Kosovë) në youtube për shkak të disa problemeve teknike që tani u zgjidhën.
Nuk doja ta promovoja pa patur dhe ju mundësinë ta shihni.Tani në YouTube.”-shkruan Enca.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





