


Hektor Daniel Ferrer Alvarez dhe Katrin Uilliams ishin duke e pritur fëmijën e tyre të parë kur Hektori u qëllua për vdekje. Një muaj më vonë, Aubrey, vajza e tyre lindi. Ishte shumë e dhimbshme për Katrin që e vetme ta mirëpresë fëmijën në shtëpi, kështu që ajo gjeti një formë që vajza ta ndiejë babanë në shtëpi.
Hektori ishte motoçiklist dhe bashkë me Katrin ëndërronin të martoheshin dhe të merrnin një shtëpi. Ai dëshironte që në të ardhmen t’u mësonte fëmijëve të vet çdo gjë për biçikletat. Ai shpresonte për shumë shëtitje me biçikleta me të dashurën dhe fëmijët e tij në të ardhmen.
Por fatkeqësisht 25-vjeçari Hektori ishte qëlluar për vdekje dhe ëndrrat e tij nuk u përmbushën, shkruan lajmi.net. Katin donte që ta sillte të gjallë për Aubreyn dhe gjeti një mënyrë prekëse për ta bërë. Katrin përdori dorezat dhe helmetën e tij për ta bërë vajzën që ta ndiejë babain.
“Ajo filloi të buzëqesh sapo e vendosa në dorezat e të atit. Nuk pata kohë të rregulloja ndriçimin dhe asgjë tjetër. Këtë herë, me të vërtetë kisha nevojë të lutesha para se ta realizoja sesionin e fotografisë.
Nëna ishte e emocionuar. Ajo donte të përdorte motoçikletën e të dashurit, diçka që ai dashuronte. Unë doja të bëja më të mirën time”, tha fotografi Kim Stone për Huffington Post.
Që nga momenti kur foto e vajzës u plasua në rrjetet sociale, u shpërnda për vetëm tre ditë më shumë se 65 mijë herë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





