Transmetuar më 31-01-2017, 16:53

Është hedhur sot shorti në Ukrainë për përfaqësueset e vendeve që do të këndojnë në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian, Eurovizion. Gjysmëfinalja e parë është ndarë në dy pjesë ashtu si edhe gjysmëfinalja e dytë.

Shqipëria do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë. Ajo përfaqësohet nga Linda Halimi me këngën "Botë".

Gjysmëfinalja e parë, pjesa e parë: Mali i Zi, Finlanda, Gjeorgjia, Portugalia, Belgjika, Suedia, Shqipëria, Azerbajxhani, Australia.

Pjesa e dytë: Qipro, Sllovenia, Armenia, Moldavia, Republika Ceke,Letonia, Islanda, Greqia, Polonia.

Gjysmëfinalja e dytë, pjesa e parë: Maqedonia, Malta, Holanda, Serbia, Danimarka, Rusia, Rumania, Hungaria, Austria, Irlanda.

Pjesa e dytë: Zvicra, Estonia, Izraeli, Bullgaria, San Marino, Lituania, Kroacia, Norvegjia, Bjellorusia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd