




Si ka mundësi që një princ saudit të transportojë 80 skifterë? Blen bileta për një udhëtim normal me linjë ajrore.
Është kjo ajo që dëshmohet në foto. Duket se kjo gjë është diçka e zakonshme në Lindjen e Mesme për të marrë me vete zogjtë grabitqarë në avion.
Siç shkruajnë mediat e huaja, imazhi i pazakontë i kopesë së zogjve të ulur në kabinën e aeroplanit ka bërë kureshtarë shumë përdorues të rrjeteve sociale, të cilët e kanëp shpërndarë me shpejtësi me të madhe në internet.
Gjuetia është jashtëzakonisht popullore në Lindjen e Mesme dhe shumica e linjave ajrore të cilat ofrojnë shërbime në rajon kanë një formë të politikës për lejimin e zogjve në aeroplan, për sa kohë ata kanë një pasaportë për kafshët./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





