Transmetuar më 31-01-2017, 15:42

Avokatët e Emiljano Shullazit kanë dhënë sot dorëheqjen nga mbrojtja, duke refuzuar kështu çështjen në fjalë. Duke marrë shkas nga kjo situatë e krijuar, është shtyrë sërish për një datë tjetër seanca për Shullazin.

Emiljano Shullazi ditën e sotme do të ballafaqohej me biznesmenin Ylvi Beqaj, i cili do të dëshmonte në sallën e gjyqit. Sapo ky i fundit ka hyrë në sallë, avokatët u larguan.

"Sigurimi i provës është në kundërshtim me ligjin. Dëshmia e Ylvi Beqajt është e paligjshme. Ylvi Beqaj është person nën hetim për një tjetër vepër penale. Për të cilën hetohet vetëm. Ai s’mund të ketë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pranimi i tij si i tillë nga gjykata është në kundërshtim me ligjin", mësohet të jenë shprehur avokatët.

Beqaj ka kallëzuar në prokurori se është kërcënuar e gjobitur nga Shullazi disa kohë më parë duke i marrë pronat dhe një vlerë parash në 500 mijë euro, ndërsa këto akuza janë mohuar prej Shullazit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd