Transmetuar më 31-01-2017, 15:30

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me armë ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Astmer Bilali, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i operacionit “Ice Man”, në zonën e Mabës së Lezhës, i cili u kap teksa ishte i strehuar në një banesë.

Bilali u ndalua nga shërbimet e Policia Shkodër, pasi më datë 08.06.2016 e ka shpallur në kërkim me urdhër nga Prokuroria Shkodër me vendim nga Gjykata, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd