


Vlorë, 31 janar 2017, NOA.al- Shkon në tre numri i gjyqtarëve të dorëhequr në kuadër të zbatimit të ligjit të “Vettingut”, i cili ka si synim vërtetimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryetari i Gjykatës së Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku, mesditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për shkaqe ende të panjohura.
Po sot, para tij dha dorëheqjen anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila e argumetoi vendimin e saj duke thënë se dëshiron t’i përkushtohet jetës akademike.
Fana pak ditë më parë u zgjodh edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjyqtari i tjetër i dorëhequr është Ilir Pashaj, pjesë e Gjykatës së Elbasanit.
Ky vendim i tyre vjen ndërsa sot është dita fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të “Vettingut”.
Kushtetuta në nenin G, u jep një mundësi njerëzve të sistemit të drejtësisë që të japin dorëheqjen nëse ata mendojnë se nuk e kalojnë dot kontrollin e pasurisë dhe figurës, ndërsa ligji i “Vettingut” u jep të dorëhequrve edhe një shpërblim financiar./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





