Transmetuar më 31-01-2017, 12:42

Ata të dy janë një tjetër çift i shumëpërfolur në showbiz. Beyonce dhe Jay Z jo pak herë janë vënë në qendër të lajmeve rozë jo vetëm për sukseset e tyre në muzikë, por edhe për jetën personale.

Kështu, së fundmi është folur goxha për një divorc të mundshëm mes tyre dhe kjo për shkak të tradhtisë dhe një fëmije të jashtëligjshëm të reperit. Por si duket janë vetë ata që hedhin poshtë gjithçka me lajmin e fundit.

Flitet se mbretëresha e pop-it është sërish shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur miq të afërt të çiftit, të cilët shprehen se këngëtarja është në një pritje të ëmbël për të dytën herë, por po e mban të fshehtë shtatzëninë.

Një tjetër detaj që shton edhe më tepër dyshimet është edhe fakti që Beyonce në daljet e saj të fundit është parë me veshje të gjera. Diva e pop-it dhe reperi janë prindër të një vajzë 3 vjeçare të quajtur Blu Ivy./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd