Transmetuar më 31-01-2017, 12:16

Bulqizë, 31 janar 2017, NOA.al- Një minator i minierës së Bulqizës, ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur teksa ka qenë duke punuar.

Rreth orës 11.15 të paradites së sotme në urgjencën e spitalit të Bulqizës, është dërguar një minator i dëmtuar rëndë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i dëmtuari është 45- vjeçari A.H., banues në Burrel.

Minatori ka qenë duke punuar në galeri të minierës së kromit ku paraprakisht dyshohet të ketë rrëshqitur duke marrë dëmtime në kokë.

Si pasojë e plagëve të marra i dëmtuari është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton për të zbardhur më shumë mbi sa ka ndodhur./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd