
Sarandë, 31 janar 2017, NOA.al- Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të Sarandës.
Më konkretisht rreth orës 10:30 të ditës së sotme, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, pranë hyrjes për në fshatin Vrion, një motor i drejtuar nga D.Gj., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion është përplasur me një furgon-sprinter, me drejtues 30- vjeçarin J.D., banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





