
Tiranë, 31 janar 2017, NOA.al- Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani është bërë objekt debatesh në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Gjithçka pasi deputeti demokrat Eduard Halimi tha se akuzat e Ylli Manjanit nuk u përgënjeshtruan nga asnjë ministër.
“Manjani ka informacion mbi gjithçka që bën kjo qeveri. Ai e ka nxjerrë ‘cullak’ qeverinë. Asnjë ministër, as Rama nuk i mohoi fjalët e Manjanit. Kjo tregon se të gjitha ato që tha janë të vërteta”, u shpreh Halimi.
Kjo deklaratë solli reagimin e deputetit socialist Pirro Lutaj, i cili deklaroi se “Do presim vizitën mjekësore të ish-ministrit të Drejtësisë”.
Përballë këtij qëndrimi demokrati Gent Strazimiri hoqi një paralele me ish- Kryeministrin Mehmet Shehu dhe periudhën e komunizmit.
“Nëse thoni se Manjani është çmendur, po bëni si Mehmet Shehu”, tha Strazimiri./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





