Transmetuar më 31-01-2017, 11:07

Vajza e themeluesit të Top Media, Sara Hoxha, prej pak kohësh është bërë nënë dhe po shijon me kohë të plotë mëmësinë.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në Snapchat një fotografi me të birin në krahë, ku shihet se Londoni i vogël është rritur disi.

Megjithatë ajo është treguar e kujdesshme që të mbulojë fytyrën e të birit, duke e mbështetur në kraharorin e saj.

“Përqafim, para se mami të shkojë në palestër”, shkruan Saran në foto, ku bie në sy rikthimi i shpejtë në formë pas lindjes.

Sara Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd