Transmetuar më 31-01-2017, 09:12

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani shkarkimin e një punonjësi të ministrisë së Drejtësisë vetëm për faktin se kishte bërë një status në facebook me kritika ndaj qeverisë.

Këtë pohim e bëri gazetari Luan Laze në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Laze citoi më tej se çështja u bë shumë serioze sepse Manjani nuk e kishte pranuar kërkesën e kryeministrit Rama dhe ky ishte një tjetër konflikt i tij me kryeministrin.

“Kryeministri harxhoi orë të tëra për të bërë presion për të shkarkuar zyrtarin e ministrisë, por Manjani nuk pranoi”, – tha Laze duke mos përmendur emrin e punonjësit/es së ministrisë së Drejtësisë.  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd