Transmetuar më 31-01-2017, 08:44

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kaluar një fundjavë të veçantë, ku pas 20 vitesh është mbledhur bashkë me shokët dhe shoqet e klasës së tij në ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Në një atmosferë të ngrohtë, të shoqëruar edhe me një tortë me emrat e gjithë klasës, ku shenja “m” tregonte mungesën e atyre që nuk ishin në takim, ministri për pak orë ka lënë mënjanë petkun e ministrit të kabinetit qeveritar.

Detaje nga festa i ka publikuar këngëtarja Julka Gramo, e cila ka qenë shoqe klase me ministrin Tahiri.

Pas takimit në shkollë, ata kanë organizuar një festë me muzikë live. Ajo që bie në sy është se ministri ka rrëmbyer mikrofonin duke kënduar i shfrenuar me shoqërinë e vjetër./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd