Transmetuar më 30-01-2017, 23:43

Mesa duket Florjan Agalliu, do te jete serish ne “Dancing With The Stars”.

Kesaj radhe jo më si konkurent, por si moderator i spektaklit.

Burime për imalbania.com bëjnë me dije se produksioni i show-t me VIP-a ka vendosur që ai të jetë për këtë sezon të ri nën rolin e moderimit pas eksperiencës së tij të parë në Vizion Plus, në talent show-n Tu Si Que Vales.

Ndërkohë edhe këtë sezon Amarda Toska nuk do të lëvizë nga drejtimi i Daning With The Stars. Ndryshe nga cfarë u njoftua në fillim, spektakli pritet të fillojë në muajt Shkurt-Mars duke sjellë edhe risi të reja këtë edicion.

Ky sezon mund të shtojë edhe një anëtar të katërt jurie në ‘DWTHS’ ndërkohë që ende nuk dihet nëse anëtarët e tjerë të jurisë mbeten të palevizur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd