Transmetuar më 30-01-2017, 23:20

Një ngjarje e rëndë me protagonist një shqiptar ka ndodhur në Itali, ku ka tentuar t’i vërë flakën të dashurës italiane.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, në rrugën Montecchio të fshatit Nocera Umbra.

Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari shqiptar dyshohet se ka tentuar ti vërë flakën të dashurës italiane 40-vjeçare, me një bidon me benzinë, por ka përfunduar duke marrë djegie të rënda edhe ai vetë.

Zjarri ka përfshirë edhe banesën ku ata jetonin, çka ka bërë që çifti të përfundojë me urgjencë në spital, pasi kanë mbetur të lënduar.

Gjendja më e rëndë shfaqet te 40-vjeçarja italiane e cila ka pësuar djegie të forta.

Në vendngjarje shkuan automjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe transportin e çiftit në spitalin Foligno.

Autoritetet përkëtëse janë duke punuar për të konkretizuar dinamikën e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd