
Goditet një rast i "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ku në Shkodër janë sekuestruar 31 kg lëndë e dyshuar si narkotike, Cannabis Sattiva.
Gjatë operacionit është arrestuar poseduesi i dyshuar, Manush Teqja, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Volsvagen" me targa AA 513 PM, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-31 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Mbi të rëndon akuza për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





