



Një aksident i rëndë me pasojë 2 të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në Fier.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Hoxharë– Fier, pranë “Urës së Shënpjeterit”, ku si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal me ujë mjeti tip “Benz” me targa AA 494 OB, qe drejtohej nga shtetasi E.G., 36 vjeç.
Për pasojë është mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë S.A., 40 vjeçe, si edhe ka marë dëmtime pasagjeri tjetër, shtetasi H.H., 35 vjec, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për gjetjen e shkakut të aksidentit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





