
BBC News ka transmetuar një video ku rrëfehet historia e Nicholasit një djali 8 vjeç i cili është i ulur në një sallon bukurie për tu dukur si vajzë megjithëse në të vërtetë është djalë.
Ndërsa parukierja e komplimenton se duket shumë bukur, ai i përgjigjet se e ka mendjen të ndarë në dy pjesë dhe nuk di çfarë të zgjedhë, pasi sipas tij ana e majtë e shtyn të bëhet djalë, ndërsa e djathta të jetë vajzë, ndërsa në fund ai zgjedh këtë të fundit.
Ajo shkoi në shtator për herë të parë i veshur si djalë. Emri i tij është Nicholas por shokët e klasës e thërrasin Amber. “Amber po jetonte një gënjeshtër. Ai po luante pjesën e të qenurit djalë. Rolin që kopjoi nga vëllezërit e tij", shpjegon një psikologe.
Në fillim vëllezërit e tij e patën shumë të vështirë ta pranonin ndryshimin. “Kur ajo shprehu dëshirën se donte ta kishte emrin Amber, kjo më theu nga brenda. U ndjeva shumë i trishtuar", u shpreh një nga vëllezërit e tij.
Por ata tashmë e mbështesin këtë vendim dhe ai shprehet se nuk është shumë vonë që të vendosë të jetë vajzë sepse kjo është ajo që do.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





