




Dalin në dritë prova të reja, 105 vite pas fundosjes së Titanikut, katastrofë që shkaktoi më shumë se 1,500 viktima. Sipas një dokumentari të publikuar nga televizioni britanik "Channel4", ka prova të reja që dëshmojnë se anija gjigante është përfshirë nga një zjarr masiv në pjesë të poshtme të motorëve.
Zjarri ka dobësuar strukturën metalike dhe pas përplasjes me ajsbergun ka shkaktuar të çarën që shkaktoi përmbytjen, shkruan klan.
Siç shihet edhe në foton e shkëputur nga koleksioni privat i John Kempster, kryeinxhinierit elektrik të Titanikut, tregon një deformim në pjesën e poshtme të anijes, të shkaktuar sipas autorëve të dokumentarit pikërisht nga zjarri.
Titaniku u përmbyt më 10 prill të vitit 1912 në udhëtimin e tij të parë transoqeanik. Anija u nis nga porti i Southemptonit drejt New York-ut me 2,224 persona në bord./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





