
Në spitalin e Beratit një vogëlushe ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes kurse policia ka nisur hetimin për mjeken.
"O të marri hak shteti, ose do ta marr vetë, këtë e kam të vendosur, thotë babai i vogëlushes 3 vjeçare, Xhevahir Drrasa.
"Shkoj herën e tretë, i them doktoreshë të lutem çohu. Pastaj më hodhën si qen në rrugë me gjithë vajzën", thotë nëna e saj, shkruan abcnews.
Por sipas mjekes që ka trajtuar vogëlushen temperatura e lartë i ka prekur trurin. Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeçe ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit, ku ishte e shtruar.
Vogëlushja E.D., 3 vjeçe ka qenë e shtruar në repartin e pediatrisë, si pasojë e temperaturës së lartë, ku gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë.
Nëna e vogëlushes së ndjerë A.D., 41 vjeçe banuese në Berat, ka bërë kallëzim në polici duke thënë se fëmija e saj, ka gjetur vdekjen prej shërbimit të pakujdesshëm të mjekes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





