Transmetuar më 30-01-2017, 16:17

Një person ka ecur në vijën e hollë që ndan guximin nga çmenduria. Dhe kur themi ka ecur, e kemi fjalën me këmbët e tij zbathur, pa atlete dhe mbi një litar të hollë.

Në një veprim që sfidonte vdekjen, ai eci mbi litarin për të arritur nga njëra anë e Ujëvarës së Parkut Yosemite në anën tjetër, në malet Sierra Nevada të Kalifornisë në mijëra metra lartësi.

Një video mbresëlënëse që të fut të dridhurat vetëm duke e parë. Nëse keni frikë nga lartësitë nuk duhet ta shikoni këtë video. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd