
Deputeti Ben Blushi dhe njëkohësisht themeluesi i partisë Libra ka komentuar shkarkimin e Ylli Manjanit, nga detyra e ministrit të Drejtësisë. Sipas Blushit, Manjani u largua nga kjo detyrë sepse tha të vërtetë.
“Ylli Manjani tha të vërtetën, prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar.
Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi në faqen e tij në Facebook.
Ylli Manjani u shkarkua sot nga kryeministri Edi Rama, një vendim që u mbështet edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa në vend të tij u emërua Petrit Vasili./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





